Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri mbajti një takim me pjesëtarët e KFOR-it amerikan me ekipin e LMT-2 me ç’rast diskutuan së bashku për qështjen e sigurisë
MSG Maldonado njoftoi Kryetarin Ymeri me qështjen e sigurisë dhe në vazhdim tha,, KFOR-it ka ngritë shkallën e sigurisë në një nivel më të lartë dhe për këtë këtyre ditëve do të vëreni më shumë ekipe të KFOR-it në teren.Do të jemi të paisur edhe me armë më të gjata se deri tani,dhe kjo është thjesht për qështje të sigurisë sonë dhe qytetarëve të Komunës .Është mirë që të njoftohen qytetarët dhe mos të jenë të shqetësuar kur të shohin këtyre ditëve praninë tonë më të madhe”.
Kryetari Ymeri falemnderojë ekipin e LMT-së për kujdesin që po tregojnë dhe po ashtu vlerësoi lartë angazhimin e KFOR-it gjatë këtyre ditëve në pjësen veriore të Kosovës. Kryetari e njoftoi po ashtu ekipin e LMT-së se situata tani për tani është e qetë dhe nuk është duke u vërejtur ndonjë ndikim në popullatë nga situata në veri të Kosovës.,,Të gjithë ne mbështesim Qeverinë e Kosovës ,KFOR-in dhe mekanizmat nderkombëtar për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë teritorin e Kosovës dhe po ashtu shprehim keqardhjen tonë me dhunën e eskaluar me ç’rats humbi jeten edhe nje pjesëtar i Policisë së Kosovës” tha Kryetari Ymeri.