Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri priti sot në takim përfaqësuesen e Organizatës së AED-it znj.Martina Nicolls
Duke e pas parasysh qe organizata AED e perfundon programin e saj znj.Nicolls u intresua rreth projekteve qe ka financuar organizata AED e mbeshtetur nga USAID-i dhe zyra për komunitete e Kryeministrit të Kosovës.Po ashtu zonja Nicolls njoftoi Kryetarin Ymeri se pas perfundimit te programit nga AED do te jete nje organizate tjeter e cila do te merret ne te ardhmen me projekte te ndryshme.
Kryetari Ymeri e njoftoi znj.Nicolls rreth marrëveshje së mirëkuptimit e cila është nënshkruar me AED-në para dy viteve,me këtë marrëveshje mirëkuptimi është paraparë që të financdohen projekte në komunitetin jo shumicë.
,,Ne kemi pranuar të nënshkruajm këtë marrveshje,dhe gjithashtu kemi ofruar përkrahje të mjaftueshme për bashkëpunim të mirë" tha Kryetari Ymeri.
Po ashtu Kryetari Ymeri tregoi për projektet e tjera të cilat janë zhvilluar në Komunë nga AED-a siq janë:furnizimi i dy shkollave me paisje sportive,ndertimi i qendrës së kulturës në fsh.Zebincë,aparate mjeksore për ambulancën në Prekoc,ndertimi i objektit shtese dhe rregullimi i oborrit të ambulances në fsh.Prekovc,asfaltimi i rrugës në fsh.Bostan,ndertimi i fushes së sportit në fsh.Izvor,ndarja e kafshëve për 9 familje etj.
Kryetari Ymeri e ka njoftuar znj.Nicolls dhe për shumë projekte të tjera të cilat janë zhvilluar dhe që po zhvillohen në Komunën e Novobërdës dhe me gjendjen aktuale në komunën dhe për bashkëpunimin e mirë që kemi në mes vete si Komunë me Komunitete.
Kryetari apeloi qe Komuna e Novobërdës të përkrahet fuqishëm sepse me procesin e decentralizimit Komunës së Novobërdës iu është bërë e pa drejtë.
"Ne kemi marrë shumë teritor me decentralizim edhe për 120% jemi zgjeruar më tepër dhe fakti se kemi marrë teritor të pa investuar dhe se ne si komunë jemi ne gjendje të rëndë financiare kërkon një përkushtim më të madhë si nga qeveria e po ashtu edhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare.Qytetarët e Komunës së Novobërdës njihen për bashkjetes dhe perkrahje të një procesi të vështirë prandaj ata meritojnë më shumë përkrahje sepse ashtu kemi premtu gjatë procesit të decentralizimit" tha Kryetari Ymeri.