Në fshatin Llabjan të Novobërdës, u bë përurimi i kanalizimit,ky projekt u financua nga Intercooperation përmes projektit LOGOS dhe në bashkëpunim me Komunën
Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri tha se në sot jemi mbledhur këtu që të bëjmë përurimin e një projekti shumë të rëndësishëm dhe shumë kapital që kemi realizuar së bashku me zyrën Zvicerane.“Ne të gjithë e dimë se sa ka qenë i nevojshëm për ne ky projekt,dhe shumë herë e kemi diskutuar dhe ka qen pikërisht kërkesë edhe e qytetarëve që të bëjmë diçka në këtë drejtim,dhe jemi shumë të kënaqur që po realizojmë këtë projekt kapital, që ju shërben të gjithë qytetarëve dhe mundë të themi se kemi një ambient më të pastër,prandaj mua nuk më mbetet asgjë tjetër vetëm që të ju uroj për këtë projekt dhe t’ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunim.” tha kryetari Ymeri.
Samuel Welty përfaqësues i zyrës Zvicerane për bashkëpunim tha se ju faleminderohëm gjithëve që na u dha mundësia që ti them disa fjalë për përurimin e këtij projekti,para një kohe nivelet e larta të qeverisë Zvicerane e kanë lutur zyrën Zvicerane që të jetë pjesë e qeverisjes lokale dhe ne e kemi zgjedhur regjionin e Anamoravës duke kyçur këtu dhe Komunën e Novobërdës,prandaj kjo duhet të jetë një iniciative e mirë që të kujdesemi për këtë sistem.
Qëllimi i qeverisjes lokale është që t’ju siguroj shërbime më të mira qytetarëve. tha Samuel Welty. Ndërsa Norbert Piljs tha se për LOGOS-in ka qenë kënaqësi që të punojmë në këtë sistem në Komunën e Novobërdës fillimisht nga se jemi munduar të përmirësojmë jetën e qytetarëve nëpër këto fshatra. Për neve është shumë me rëndësi sepse komuna ka filluar ti dëgjoj nevojat e qytetarëve edhe për ne ka qenë e arsyeshme sepse i kemi ndihmuar komunës së Novobërdës në zhvillime të mëtutjeshme, tha Norbert Piljs.
Projekti i sistemit të kanalizimit sipas zyrtareve komunal ka kushtuar rreth 300.000 euro , nga të cilat LOGOS ka dhënë 230.000 dhe Komuna e Novobërdës 70.000 Euro. Ky sistem do të shfrytëzohet nga 210 familje të fshatit Llabjan.