Falë stimulimit për mbjella pranëverore, Komuna e Novobërdës përkatësishtë Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari,ka ndihmuar rreth 417 fermer që kanë përfituar pleh artificial dhe 121 fermer që kanë përfituar foli plastike falas,në vlerë prej 6828 €.
Goran Maksimoviq,Drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë,tha se Komuna është përkushtuar në stimulimin e fermerëve brenda mundësive të saja buxhetore,me kusht që ky sektor të avancohet sa më shpejtë sepse përbën një resurs të rëndësishëm për zhvillimin bujqësorë.