Komuna e Novbërdës ishte e përfaqësuar nga përfaqësues të të rinjve në një trajnim treditor të organizuar nga Qendra Rajonale e OSBE-së në Gjilan me anëtarët e Këshillave Lokale të Veprimit Rinor (KLVR) në kuadër të një projekti për fuqizimin e rinisë. Trajnimi u fokusua në kornizën e rinisë në Kosovë, prezantim dhe aftësi komunikatave ishte gjithashtu një rast i mirë për aktivistët e rinisë nga komunat e rajonit që ta takojnë njëri- tjetrin dhe të vendosin bashkëpunim ndërmjet KLVR-ve.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit praktikuan mbajtjen e konferencave për shtyp, hartimin e komunikatave për media, prezantuan punën e këshillave të tyre si dhe simuluan një mbledhje të kuvendit komunal. Trajnimi i ofrua nga një trajnues Forumit Evropian të të Rinjve ndërsa një përfaqësues I GIZ shpjegoi gjendjen e të rinjve në Kosovë, duke u fokusuar në aspektin ligjor.
Brenda dy javëve, pjesëmarrësit e trajnimit do të mbajnë një trajnim të ngjashëm për të rinj tjerë në komunat e tyre përkatëse, kurse OSBE do t’u ndihmojë KLVR-ve që t’u afrohen të gjithë të rinjve nëpër komuna. Në përgjithësi 11 trajnime do ët organizohen si pjesë e projektit që synon hartimin e planeve vepruese në komunat përkatëse.
Një ngjarje tjetër me zyrtarët komunalë, ku do të diskutohet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me rininë në nivelin lokal,do të organizohet të enjten më 19 maj nga Qendra Rajonale në Gjilan e Misionit të OSBE-së.