Kryetari z.Bajrush Ymeri mori pjesë në debat të organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” Gjilan
Në këtë debat që mëtonte të trajtonte për temë ”Zhvillimi ekonomik rajonal si koncept i ri në Kosovë”, kreu i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka thënë se realisht si rajon Anamorava ende mbetet e pazhvilluar dhe për të pasur një zhvillim të mirëfilltë ekonomik duhet të krijohen zonat ekonomike të cilat mungojnë.
Mustafa tha se qeveritë tona nuk kanë krijuar ende një strategji kombëtare për ta zhvilluar ekonominë dhe se pa ndarje buxhetore nga Qeveria nuk mund të ketë zhvillim ekonomik në komuna.
Ekonomia lokale sipas Mustafës duhet të përkrahet edhe pse në Kosovë ende ka anarki të tregut. Sipas tij, koncepti regjional për zhvillimin ekonomik i ndërtuar në bazë të strategjisë dhe draftit të përpiluar nga AZHR lindje, duhet të integrohet me strategjinë që pritet ta krijojnë edhe nivelet qendrore.
Mustafa tha se në Gjilan ka pasur përparime, meqë dihen objektivat, është ndërtuar strategjia për të ndihmuar ekonominë,për të ngritur kapacitetet. Ai tha se nuk na duhen letrat ,por strategjitë efektive me projekte dhe investime konkrete. Sipas tij Agjencionet e mëparshme nuk kanë dhënë efekte, por së fundit gjërat kanë ndryshuar, meqë vetëm Komisioni Evropian në Gjilan ka investuar mbi 4 milion euro.
Bajrush Ymeri kryetar i Komunës së Novobërdës tha se zhvillimi ekonomik në komuna mbetet sfidë për të gjitha institucionet lokale dhe qendrore. Sipas tij Komuna e Novobërdës nuk është treguar joshëse për investitorët e huaj.
Ndërsa, Almir Hyseni drejtor ekzekutiv në AZHR lindje tha se përmes këtij agjencioni janë ndihmuar dhe realizuar projekte të rëndësishme edhe në sferën e agro-bujqësisë ku janë investuar 1 milion euro.
Simon Jonhnston udhëheqës i ekipit në kuadër të Komisionit Evropian tha se zhvillimi ekonomik do të mbetet sfidë për të gjitha qeveritë. Ai tha se komunat e lindjes duhet të kenë këndvështrim të qartë rreth strategjisë, skemës së granteve,planifikimet
Johnston tha se duhet të ketë një fokusim rreh të ardhmes ekonomike sepse papunësia është e madhe kurse në rajonin tuaj mungojnë fabrikat e prodhimit vendor.
Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se Komisioni Evropian (KE) mbetet donatori më i madh në Gjilan, meqë edhe jemi rajon ndërkufitarë. Ai tha se komuna e Gjilanit ka treguar përkushtim në ndërtimin e projekteve të kapshme dhe që janë në dobi të ndryshimit të jetës së qytetarit.