U përmbyllë procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në komunën e Novobërdës
Komuna e Novobërdës përmes një vendim të nënshkruar nga Kryetari i Komisionit Komunal të Regjistrimit (KKR), Bajrush Ymeri, që njëherësh është Kryetar Komune, ka përmbyllë procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në këtë komunë.
KKR-ja, këtë hap e ka ndërmarrë bazuar në ligjin mbi regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, duke u bazuar në ecurinë e punës së deritanishme si dhe nga raportet e anëtarëve të KKR-së, regjistruesve kontrollorëve dhe mbikëqyrësve për punën e kryer në terren.
Sipas Kryetarit të KKR-së Bajrush Ymerit, ky vendim vije pas punës së realizuar në terren ashtu siç ishte planifikuar. Me këtë vendim, komuna e Novobërdës shpall të mbyllur procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Sipas Ymerit, Komisioni Komunal, në ditët në vijim, do të punojë në klasifikimin, numërimin dhe dërgimin e materialeve tek Zyra Qendrore e Regjistrimit të Popullsisë në Prishtinë.