Me datë 13.04.2011 duke filluar në ora 19:00 në ambijentin e Komunës së Novobërdës është bërë hapja e ekspozitës së piktorit Emrush Xhemajli kushtuar qytetit antik të Novobërdës
Historia, bukuritë natyrore dhe trashëgimia e kulturore e Artanës antike e kanë inspiruar artistin Emrush Xhemajli që të gjitha t’i përshkruajë në pëlhurë nëpërmjet panelit të tij. Të gjitha pikturat e Xhemajlit kushtuar qytetit antik dhe mesjetar të Artanës u ekspozuan në ambientet e Komunës së Novobërdës.
Të gjitha pikturat janë të punuara me vajë në pëlhurë. Ai prezentoj piktura, në të cilat dominojnë motivet e kohës së Mesjetës së këtij vendi. Infrastruktura funksionale, origjinale u prezentua në punimet e Xhemajlit, e cila dikur ishte tejet origjinale dhe e shfrytëzueshme.
Kritiku i artit, Ilir Muharremi, i cili njëherësh bëri edhe hapjen e ekspozitës, thotë:se “Piktori Emrush Xhemajli në artin e tij individual nuk sjell vetëm parajsën ose ferrin, shpirti i tij është i prekur nga lashtësia, e cila dikur kishte ndriçuar dhe ishte tejet funksionale”. Sipas tij, kullat, infrastrukturën mesjetare të Novobërdës, funksionin e saj ideal, artisti Xhemajli e ringjalli në peizazhet e tij, të cilat posedojnë ritëm, perspektivë, kompozicion dhe formë më trajta të ndryshme.
Z.Bajrush Ymeri Kryetari i Komunës së Novobërdës thot se hapja e ekspozitës së z.Emrush Xhemajli në komunën e Novobërdës është një ngjarje e veçantë.Është e veçantë për dy arsyeje:e para sepse,së paku për një pasdite,në ambientet e komunës do të mbizotërojë arti dhe e dyta sepse një formë e tillë e promovimit të artit së paku deri tash nuk është mbajtur në komunën tonë.
Por më duhet të them se piktori Xhemajli na ka nderuar edhe me diçka tjetër:në veprat e tij ka pikturuar pasurinë tonë më të çmueshme,kalanë e Novobërdës dhe trashëgëminë tonë tjeter të lashtësisë.Këto vepra të çmuara vijnë si një ogur i mirë në punën tonë që këtë pasuri të jashtëzakonëshme ta shëndrrojmë në një vlerë për të gjithë,në një vlerë që do të shihet e përjetohet nga vizitorët e shumtë.
Uroj që shembulli i piktorit të vyer z.Emrush Xhemajli të ndiqet edhe nga krijuesit tjerë,veçmas të rinjët,veprat e tijë të shëndrrohën në motiv për krijuesit sepse dijet e gjithanëshme janë tejet të vlershme për pasurinë tonë të trashëgimisë,por arti është pjesë e pazëvendesueshme e përjetësisë së veprës njerëzore.