Ekspozitë për qytetin antik të Novobërdës
Me datë 13.04.2011 e mërkurë, në ambientet e Komunës së Novobërdës,duke filluar në ora 19:00 do të bëhet hapja solemne e ekspozitës personale të piktorit Emrush Gjemajli.
Historia, bukuritë natyrore dhe trashëgimia e kulturore e Novobërdës antike e kanë inspiruar artistin Emrush Xhemajli që të gjitha t’i përshkruajë në pëlhurë nëpërmjet panelit të tij. Të gjitha pikturat e Xhemajlit kushtuar qytetit antik dhe mesjetar të Novobërdës do të ekspozohen nesërmbrëma.