DEKLARATA E QEVERISJES SË MIRË
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri mori pjesë në cermoninë e nënshkrimit të marrëveshjës së mirëkuptimit për partneritët tre vjqarë në mes të DEMI-it dhe Komunës së Novobërdës.
Ky nënshkrim u bë në mënyrë solemne me datë 05.04.2011.
Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetiti Lokal, të gjithë kryetarët e komunave partnere të programit DEMI së bashku me menagjmentin e programit DEMI janë përkushtuar të përcjellin principet e qeverisjes së mirë, duke nënshkruar një deklaratë simbolike në ceremoninë e organizuar për të shënuar fillimin e partneritetit tre vjeçar.
Kryetarët dhe Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Komunat Partnere me Programin Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive:
Deçan, Fushë Kosovë, Gjilan, Graçanicë, Istog, Junik, Kaçanik, Kamenicë, Kllokot-Vërboc, Malishevë, Mamushë, Mitrovicë, Novobërdë, Partesh, Pejë, Prizren, Rahovec, Ranillug, Shtërpcë, Suharekë, Vushtrri.
Konfirmojmë përkushtimin e komunave të cilat i përfaqesojme për partneritet në lëmine e ngritjes së kapaciteteve organizative dhe individuale drejt parimeve të Qeverisjes së Mirë- sundimit të ligjit, transparencës, llogaridhënjes, efektivitetit, efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe pjesëmarrjes, dhe jemi të gatshëm qe të veprojmë drejt përmirësimit të performancës në ofrimin e shërbimeve të cilat përmbushin nevojat dhe pritjet e qytetarëve, si dhe drejt zhvillimit pro-aktiv ekonomik lokal.
Partneriteti me Ekipin e programit Iniciativa per Komuna Demokratike dhe Efektive do të jetë e bazuar në besimin e ndersjellë, respektin, profesionalizmin dhe vendosmërine për të punuar si Organizatë me Përformancë të Lartë si dhe në arritjen e rezultateve të prekshme për të mirën e qytetarëve tanë.
Deklarata simbolike është nënshkruar gjatë Ceremonisë e cila ka shënuar fillimin e partneritetit 3 vjeçar në mes DEMI-it dhe 21 komunave të përzgjedhura.