Jo lule një ditë,por të drejta çdo ditë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas 8 marsi,zyra për Barazi gjinore në bashkëpunim me Grupin joformal të grave,në perkrahje të OSBE-së që vepron në këtë komun organizuan një truez të rrumbullakët ku motoja e së cilës ishte “ Jo lule një ditë,por të drejta qdo ditë’’.
Tema e kësaj trueze ishte Aktivitetet e gruas në institucione dhe respektimi i të drejtave të tyre.
Gjat takimit u diskutua që në të ardhmën Dita e 8 marsit të jetë një ditë, ku do të mbledhemi jo për të festuar , por të jetë një ditë frymëzimi që ti avancojmë përpjekjet për të drejtat tona, për të bërë projekte qe ti arrijmë qëllimet tona,gruaja nuk ka nevojë të ketë vetëm një dit një lule, por 365 ditë për respekt dhe dinjitet.
Në këtë truez të rrumbullakët ishin te ftuara (pjesëmarrëse) gra te institucioneve të Administratës Komunale,Arsimore,Kulturore,Shëndetësore, Këshilltare të kuvendit Komunal si dhe shoqëria civile OJQ-të grave.
Ky takim u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal në Novobërdë duke filluar në ora 11:00.
Ky takim u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal në Novobërdë duke filluar në ora 11:00.