Hapet konkursi për rekrut të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Përfaqësues të Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të qëndrojnë në komunën e Novobërdës më datë 15, 22 Shkurt si dhe 01, 08, 15 Mars 2011 në kuadër të rekrutimit të pjesëtarëve të rinj.
Ekipi mobil i FSK-së do të jetë i vendosur në fshatin Bostan në Komunën e Novobërdës, ku të interesuarit do të mund të marrin aplikacione dhe informacione më të hollësishme.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat të moshës nga 18 deri 25 vjeç, të cilët duhet të kenë të kryer së paku shkollën e mesme dhe të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
Aplikimi dhe dorezimi i dokumenteve behet prej 14 shkurt deri më 21 mars 2011, në Zyrat Regjionale të Rekrutimit (në kazermat e FSK-së) ose tek ekipet mobile neper komuna.
Ky do të jetë konkursi i fundit në kuadër të fushatës për rekrutimin e pjesës aktive për FSK, në kuadër te plotësimit të numrit të përgjithshëm të personelit aktiv prej 2500 pjesëtarëve.