Më datë 21.01.2011 duke filluar nga ora 13:00 u mbajt takim me temën Ruajtja dhe Kultivimi i Trashëgëmisë Kulturore.
Takimin e hapi Drejtori i Urbanizmit dhe Kadastrit z.Skender Avdyli,ku përshëndeti gjith të pranishmit dhe i faleminderoj për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.
Fjalen e mori Kryetari i Komunës z.Ymeri,ku dhe aj përshëndeti të pranishmit dhe i faleminderon për ardhjen e tyre dhe ndihet i kënaqur që po diskutohet qështja e trashëgëmisë Kulturore për Komunën e Novobërdës dhe se un kisha dëshiruar që të gjithë akterët që janë të lidhur direkt me qështejtet e Arkeologjisë të harmonizojnë dhe të punojnë për këto monumente historike që gjendën në Komunën e Novobërdës.
Norbert Pijls nga LLOGOS-i thot se ne e përkrahim Planin Zhvillimor Urban,ne këtë plan kemi filluar në vitin e kaluar dhe besoj që gjatë këtij viti do të vijmë deri tek drafti final.
Ne e dimë që Komuna e Novobërdës ka dy zona të veçanta ajo e Kalasë dhe Manastiri i Dragancit,këtyre dy qështjeve duhet të ju kushtohet rëndesi të veqantë planifikimit.
Kemajl Laci nga Muzeu i Kosovës tha se ne do të jemi çdo herë të gatshëm që të punojmë në këtë drejtim që ta ruajm Trashëgimin Kulturore në Komunën tuaj.