Në bazë të dispozitave te nenit 43 pika 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe në bazë dispozitave të nenit 36 të Statutit të Komunës së Novobërdës.
NJOFTON
Mbledhjen e parë të rregulltë të K.K-së të Novobërdës, për vitin 2011 e cila do të mbahet të Hënen më datë 31.01.2011 duke filluar në ora 14:00.
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Raporti i Kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e dytë të viti 2010
3. Prurja e vendimit për ndryshimin e Statutit të Komunës së Novobërdës neni 69 dhe 79;
4. Prurja e vendimit për rritjen e të hyrave vetanake të vitit 2010;
5. Prurja e vendimit për aprovimin e Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba;
6. Aprovim i raportit të DAK-ut, të suksesit të nxënësve për gjysëmvjetorin e parë të vitit shkollor 2010/2011 dhe fillimit të gjysmëvjetorit të dytë
7. Të ndryshme.