Sot me datë 08.12.2010 u bë përurimi i katit të dytë të shkollës fillore “Asdreni” në fshatin Llabjan
Hapjen e bëri drejtori i shkollës fillore “Asdreni”ne Llabjan z.Jahir Syla ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe tha se njëherit ju faleminderoj për punën e bërë që na keni mundësuar kushte kaq të mira dhe neve na mbetet vetëm të punojmë dhe ti afëtësojm nxënësit tanë.
Fjalën rasti e mori dhe Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri ku tha se më lejoni që fillimisht të them që un jam duke e ndijë një kënaqësi të veçan që sot po kemë mundësi të bëjmë përurimin e një projekti kaq të rëndësishëm për ju nxënës dhe arsimtar të dashur.
Ju e dini që kam punuar dhe unë në këtë shkollë për katërmbëdhjetë vite me radhë dhe shpesh herë së bashku me drejtorin e shkollës dhe arsimtarë të tjerë e kem diskutua se cila do të jetë mundësia që në të ardhmën të realizojmë një projekt të tillë.
Ne jemi përpjek që ky projekt të realizohet ashtu siq duhet dhe besoj që ka marrë një formë jashtëzakonisht të bukur,dhe shfrytëzoj rastin të gjithë juve të ju uroj për këtë shkollë dhe gjithë nxënësve të ju uroj fillimisht shëndet,dhe suksese të reja në shkollën e re.
Po ashtu fjalën rasti e mori dhe Drejtori i Drejtoratit për Arsim dhe Kulturë z.Adem Abazi ku tha se më lejoni t’ju them se do të punojmë që shkolla juaj të jetë model i shkollës moderne me të gjitha pajisjet, kabinetet dhe laboratorët e duhur.
