Po ndërtohen dhe po asfaltohen disa rrugë në Komunën e Novobërdës
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri tha se është shum i lumtur që kemi pas mundësi të realizojm disa prej kërkesave të qytetarëve të cilat pikërishtë kanë qenë për asfaltimin e rrugëve të tyre sepse ata për çdo ditë kanë qarkullime në këto rrugë dhe hasin në vështërsit e tyre me qarkullim.
Ne po mundohemi t’ju krijojmë kushte për të vazhduar ata për të jetuar në vendbanimet e tyre aty ku kan lindur dhe ku vazhdojnë të jetojnë dhe me krijimin e këtyre kushteve të infrastrukturës d.m.th rrugore dhe infrastruktures përcjellëse që po mundohemi t’i i realizojmë ne po mundohemi të dëshmojm se jemi të përkushtuar t’ju dalim në ndihmë popullatës sonë.
Tani për tani është duke u përfunduar rruga në fshatin Bunjak ku është një fshat i fell malor,pastaj jemi duke krijuar një infrastruktur edhe më moderne qasjes deri te Kalaja duke pasur parasyshë që shumë prej vizitorëve dhe turistëve po e vizitojnë Kalanë dhe gjithashtu jemi duke punuar edhe në fshatrat tjera edhe të komunitetit sërb, jemi duke asfaltuar rrugën edhe në fshatrat Qylkovc,Melovc,Sfraqak,këtyre ditëve është asfaltuar dhe rruga në fshatin Hamdijaj dhe jemi në përfundim të shum projekteve të tjera të cilat jan duke u realizuar këtyre ditëve.