Sot më datë 29.10.2010 duke filluar në ora 10:00 u mbajt takimi i radhës me Grupet Punuese për Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale.
Në takim morën pjesë të gjitha grupet punuese Drejtori i Drejtoris së Urbanizmit dhe Kadastrit z.Skender Avdyli dhe konsulenti i jashtëm z.Ismajl Baftijari.
Në këtë takim secili grup ka prezantuar punën e vetë të cilën kanë bërë deri më tani,rreth Demografis dhe qështjeve Sociale,Zhvillimit Ekonomik,Mjedisit dhe Shfrytëzimit të Tokës dhe Infrastrukturës.
Puna e arritshme deri tani u vlerësua nga Konsulenti i jashtën z.Ismajl Baftijar dhe Goordinatori i grupit z.Skender Avdyli.
Takimi përfundoj në ora 14:00.