17 tetor 2010, Ohër- Maqedoni
Punëtori me përfaqësuesit e komunave të Anamoraves “Pjesëmarrja e Qytetarëve në hartimin e buxhetit dhe Politikave komunale”
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokal dhe Klubi i Gazetarëve “D-PRESS” nga Kamenica e përkrahur nga Fondacioni Friedrih Erbert Stiftung ka organizuar punëtorinë me temë “Pjesëmarrja e Qytetarëve në Hartimin e Buxhetit dhe Politikave Komunale” me komunat Kamenicë, Ranilluk, Novobërdës dhe Kllokot.
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë kryetarët e komunave Kryetari i Novobërdës z. Bajrush Ymeri z.Sasha Mirkoviq Kryetar i Komunes së Kllokotit,dhe z.Gradimir Mikic kryetar i Komunës së Ranillugu,përfaqësues të lartë nga komuna e Kamenicës dhe zyrtarët komunal që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë vendimmarrëse në sferën e buxhetit dhe financave në komuna.
Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet qendrore, organizatave Jo-qeveritare dhe nga komuniteti medial.
Temat e diskutuara në punëtori përfshinë rolin e të drejtave qytetare në fazat e aprovimit të buxhetit të komunave, duke përfshirë taksat komunale, tatimet mbi pronën dhe investimet e drejtpërdrejta.
Gjithashtu punëtoria me theks të veçante është fokusuar në diskutimin e përfaqësuesve komunal lidhur me rolin e mediave dhe shoqërisë civile në vendimet e komunave mbi shpenzimet e parasë publike.
Programi i kësaj punëtorie synon që të diskutojnë me përfaqësuesit e komunave pjesëmarrëse lidhur me forcimin e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve komunale në raport me qytetarët dhe diskutimin rreth gjetjes mekanizmave më të favorshme të inkuadrimit të qytetarit në vendimmarrjen lokale.