Novobërdë, 28 shtator- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Gani Elshani me bashkëpunëtorët e tij, e ka vizituar komunën e Novobërdës, ku për qëllim kishte njohjen me nevojat e sektorit të kulturës, rinisë dhe sportit të kësaj komune.
Z. Elshani është pritur nga Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, nënkryetari Radovan Denic, drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Adem Abazi dhe drejtoresha e Komuniteteve dhe Kthimit, Jasmina Denic.
Zëvendësministri Elshani i ka njoftuar nikoqirët me angazhimet e MKRS-së për përkrahjen e komunave në aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, veçmas në ato fusha ku përfshihet edhe interesi i komuniteteve pakicë. Me këtë rast, z.Ekshani ka kërkuar që komuna t’i përcaktojë prioritetet e saj dhe që në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të gjejnë mënyra sesi këto aktivitete të përkrahen.
Lidhur më projektet e realizuara deri më tash si dhe ambiciet për aktivitetet kulturore, të rinisë dhe sportit në komunën e Novobërdës, Zëvendësministrin e kanë njoftuar kryetari i komunës dhe drejtori i arsimit dhe kulturës.