Ngritja e transparencës dhe përgjegjesisë Komunale
Grupi punues për transparence komunale te Novobërdës, sot ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e OSBE-së, me qëllim të informimit dhe konsultimit lidhur me të dhënat për nxjerrjen e udherrefyesit te Komunës pjese e projektit të OSBE-së " Ngritja e transparencës dhe përgjegjesisë Komunale përmes komunikimit te jashtëm në rajonin e Gjilanit.
Ne këtë takim grupi punues i përbërë prej shtat anëtarëve zgjodhen Merita Mehmetin si koordinatore të grupit punues, dhe kan ndarë përgjegjësitë e tyre mbi grumbullimin e shënimeve te nevojshme për botimin e udherrefyesit Komunal. Botimi i këtij udhërrefyesi do të financohet nga OSBE-ja Gjilan dhe bashkërendohet me stafin e ekipit Komunal të OSBE-se nga Novobërda.