Kryetari i Komunës së Novobërdës së bashku me nënkryetarin e Komunës për komunitete z.Radovan Deniq u takuan me Ministrin e MPB-së z.Bajram Rexhepi.
Me këtë rast Kryetari e njoftoi Ministrin Rexhepi se Komuna e Novobërdës me procesin e decentralizimit është zgjeruar nga 92 km² në 204 km² dhe nga gjithësejt 10 zona kadastrale sa ka pas tani ka 24 zona kadastrale pra 9 zona ka marrë nga Komuna e Gjilanit dhe 5 nga Komuna e Kamenicës.
Duke e pas parasysh këtë situatë që ka ndodhë ka lindë nevoja që të bisedohet për disa qështje me Ministrin e MPB-së.
Gjatë këtijë takimi Kryetari Ymeri përveq që e njoftoi Ministrin Rexhepi me situatën e tanishme në Komunë pas procesit të decentralizimit u bisedua edhe për dy qështje me rëndësi për Komunën e Novobërdës:
-Ndërtimi i qendrës së regjistrimit civil dhe qendrës për regjistrimin e automjeteve dhe
-Rritja e numrit të policëve në stacionin policor në Novobërdë.
Ministri Rexhepi dëgjoi me vëmendjë kërkesat tona dhe më pas na përkrahu fuqimisht që në vitin 2011 do të fillojë ndërtimi i qendrës së regjistrimit civil dhe të automjeteve ndërsa, për qështjen e shtimit të numrit të policve do të bisedojmë dhe shumë shpejtë konform planeve të policisë së Kosovës do të punojmë për ta zgjidhur këtë qështje që ka dal si nevojë pas zgjerimit të teritorit të Komunës,u shpreh Kryetari Ymeri pas kthimit në Komunë.