Më 24.09.2010 u mbajt mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal të Novobërdës ku në këtë takim murrën pjesë Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Kryesuesja e Kuvendit,asamblistët e Kuvendit Komunal,KFOR-i Amerikan,OSBE-ja,ICO-ja,Drejtoret e Drejtorive.
Në këtë mbledhje nuk është aprovuar vetëm pika e tetë e rendit të ditës:Aprovimi i rregullores së tatimit në pronë për vitin fiskal 2011,dhe është shtyrë për mbledhjen e jashtëzakonshme që dotë mbahet më 30.09.2010 në ora 12:00.
- Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Aprovim i raportit të Kryetarit të Komunës;
- Aprovim i Rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës;
- Propozim vendim për ridestinimin të mjeteve;
- Nga investimet kapitale 20.000 euro të ujësjellësit Bunjak të ridestinohen në asfaltim të rrugës Bunjak;
- Nga kodi I PUKM-së 30.000 euro për rrugën Kala;
- Nga PUKM kategoria investime kapitale te ridestinohen 80.000 euro per mallra shërbime dhe komunali;
5.Propozim vendim për ridestinimin te mjeteve nga kategoria e pagave në kategorinë për shujtë të shërbyesve civil;
6.Aprovim i raportit financiar të tremujorshin të dytë;
7.Shqyrtim i kërkesave të qytetarëve nga diskutimet dhe dëgjimet publike për draft bugjetit për vitin 2011;
8.Aprovimi i rregullores së tatimit në pronë për vitin fiskal 2011;
9.Aprovim i rekomandimeve nga Komuniteti i Komuniteteve rreth Rregullores së Qeverisë Nr.02/2010 për Zyret Komunale për komunitete dhe kthim.
10.Aprovim i raporteve:
· Aprovimi raportit të drejtorit të Arsimit dhe Kulturës rreth përfundimit të vitit shkollor 2009/2010;
· Aprovim i raportit të drejtorit të Bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural rreth korrje-shirjeve;
11.Shqyrtim i kërkesave.
12.Të Ndryshmet
Mbledhja u mbajt ne lokalet e K.K-së, së Novobërdës.