Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri me nje delegacion nga Komuna mori pjesë në varrimin e Qazim Jasharit
Dje më datë 06 shtator 2010 Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri me nje delegacion nga Komuna mori pjesë në varrimin e Qazim Jasharit i cili vdiq pas plagëve të marra në sulmin me granata dore që ndodhi më datë 28 gusht 2010 në fsh.Bostan.
Me këtë rast Kryetari në emër të gjithë banorëve të Komunës të të gjitha komuniteteve ju shprehi ngushllime familjes dhe ndër të tjera tha se te gjithë qytetarët janë të shqetësuar për atë që ka ndodhë e sidomos tash kur një qytetarë i yni ka vdekur nga plagët e marra.Ishte një sulm ndaj njerëzve të pafajshëm të cilët donin të festonin atë natë të kobshme.Ishte pikrisht Qazim Jashari ai që u mundua me trupin e tijë të mbrojë fëmijët e vet dhe e rrezikojë jetën e vet për të shpëtura të tjerët.
Komuna me këtë rast ka ndarë një shumë të mjeteve për të ndihmuar këtë familje për tragjedin që i ka ndodhur.

