Sotë me datën 07.09.2010 Komunën e Novobërdës e vizitoi njesiti i menagjimit të krizave në kuadër të FSK-së udhëhequr nga Nënkoloneli z.Shemsi Syla.
Takimi ishte i organizuar në bashkpunim me Kryetarin e Komunës z.Bajrush Ymeri dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike z.Sami Vllasaliu.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës njoftoi të pranishmit me informacionet dhe punën që është duke i kryer Komuna e Novobërdës,ku në vëqanti në sektorin e menagjimit të krizave dhe fatëkeqësive në kuadër të territorit të Komunës.
Njashtu dhe nga ana e udhëheqësit të grupit të FSK-së u sqarua qëllimi i vizitës së shërbyesve të cilët ishin të pranishëm dhe tema kryesore e këtij takimi ishte njoftimi i të dy palëve me qëllimet e veta strategjike.