Novobërda ka përfituar një milion euro grant nga Qeveria e Kosovës
Vendimi për mbështetjen financiare të kësaj komune është në funksion të implementimin të dokumentit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe që do të kontribojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Duke arsyetuar vendimin e marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se:Këto mjete, komunat do t’i shfrytëzojnë për investime ne infrastrukturë dhe nevoja të qytetarëve. Kryetari Novobërdës Bajrush Ymeri ka thënë se Komuna e tij është njoftuar për grant gjatë një takimi që kryetari Ymeri e ka pasur me kryeministrin Thaçi.
Kryetari Bajrush Ymeri me këtë rast ka falënderuar shumë kryeministrin për ndihmën e dhënë dhe e ka njoftuar se kjo ndihmë është e mirëseardhur dhe po ashtu është në momentin e duhur sidomos për Komunën e Novobërdës e cila me procesin e decentralizimit është zgjeruar shumë me territor.
“Ky lajm është mirëpritur nga qytetarët e të gjitha komuniteteve të Komunës së Novobërdës sepse projektet që ne i kemi identifikuar tani do ti bëjmë realitet. Kanalizimi në fshatin Kuvcë dhe Stanishor,Rruga në lagjen Melovc,kanalizimi në fsh.Pasjak,ujësjellësi në fsh.Koretisht,rruga në fsh.Makresh i poshtëm,rruga në fshatin Bolevc etj.etj. janë vetëm disa projekte që do të nisin të realizohen këtë vit nga kjo shumë e mjeteve ka deklaruar Kryetari i komunës z.Bajrush Ymeri.