Sot më 1 shtator 2010 me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor,Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri së bashku me drejtorin e Arsimit z.Adem Abazi vizituan sh.f”Nushi dhe Tefiku" në fshatin Pasjak
Me këtë rast Kryetari fillimisht arsimtarëve ju urojë një vitë të suksesshëm shkollor.Drejtori i shkollës e falenderojë Kryetarin dhe tha se kjo është hera e parë që një kryetar i Komunës viziton shkollën tonë dhe për këtë ne ju jemi mirënjohës.Më pastaj së bashku me drejtorin e shkollës z.Fadil Musliu vizituan një klasë të shkollës.
Po ashtu në një bashkëbisedim me nxënësit Kryetari dhe drejtori i DAK-ut ju uruan të gjithë nxënësve shëndet dhe një vitë të suksesshëm shkollor,dhe po ashtu u tha se ne do të jemi gjithmonë pran jush edhe nga komuna e edhe nga arsimtarët vetëm e vetëm që tju krijojmë kushte më të mira për mësim sa më cilësor.Po ashtu në vazhdim Kryetari i njoftoi nxënësit dhe arsimtarët se në vitin e ardhshëm shkollor ata do të kenë mundësi të vijojnë mësimet në shkollën e re e cila do të financohet nga Komisioni Evropian.