Në komunën e Novobërdës është bërë bartja e katërmbëdhjetë zonave kadastrale nga komuna e Gjilanit dhe Kamenicës.
Komunës së Novobërdës, e cila në bazë të pakos “Ahtisari” është zgjeruar me disa lokalitete të komunës së Gjilanit dhe Kamenicës , do t`i përkasin këto zonat kadastrale: Bolevc,Bushinc,Carefc,Draganc,Koretisht,Kufcë e epërme,Makreshi i epërm,Makreshi i ulët,Miganovc,Mozgovë,Parallovë,Stanishor,Strazhë,dhe Tirinc,
Departamenti për Planifikim Urban,Kadaster dhe Mbrojtje të Mjedisit, njofton të gjithë qytetarët që i përkasin këtyre lokaliteteve se nga data 10.08.2010 Agjencioni Kadastral i Kosovës, ka bërë bartjen e zonave kadastrale në regjistrin e të drejtave të pronës se paluajtshme (RDPP), nga komuna e Gjilanit dhe Kamenices në komunën e Novobërdës.
Për këto zona kadastrale, tani e tutje, qytetarët mund të marrin shërbime në komunën e Novobërdës, derisa edhe kërkesat, të cilat janë në procedurë, automatikisht do të barten në komunën e re, përkatësisht të zgjeruar, ku edhe do të finalizohen.