Nga mbledhja e Bordit të Drejtorve e mbajtur më datë 12.07.2010 duke filluar në orën 09:00.
Në mbledhje kanë marrë pjesë: Kryetari i z.Bajrush Ymeri, Nënkryetari Driton Avdyli, Nënkryetari për Komunitete Radovan Deniq, Kryesuesja e Kuvendit Shefkije Mehmeti, Drejtorët e Drejtorive, Auditori i Brendëshem Kujtim Arifi, Zyrtarja për Barazi gjinore Sadbere Vllasaliu, Menaxheri i Personelit Sylejman Avdyli, Menaxheri i Prokurimt Fatos Ahmeti, si dhe përfaqësuesit e ICO-së.
Kryetari z.Ymeri pasi përshëndeti të pranishmit i njoftoi te pranishmit gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë në një vizitë studimore në Hungari, qellimi i vizitës ka qenë marrja e përvojave në fushën e realizimit të të hyrave në pronë.
Këtë vizit e kishte organizuar organizata Intercorporation po ashtu Kryetari ceku se pas përfundimit të kësaj vizite në Hungari kishte marrë pjesë në Kollashin të Malit të Zi ku temë e kësaj vizite ka qenë ardhmja e sërbëve në Kosovë, ku kanë marrë pjesë Ministri i Kulturës si dhe kryetarët nga Serbia, Presheva, Kosova dhe Hungaria.
Nënkryetari për komunitete z.Radovan Deniq pasi përshëndeti të pranishmit tha: S’bashku me Drejtoreshën Jasmina Deniq ka pasur një takim me Safete Grajqevci nga zyra e Kryeministrit lidhur me shtëpitë që janë ndërtuar. Ai tha se ata kërkojnë t’ju dërgohet një shkresë deri ku kanë arritur dhe në cilën fazë janë. Ai tha se ka pasur takim edhe me organizatën AED, për disa projekte të vogla për komunitetin serbë, ai kërkon që të sigurohet salla më datën 13.07.2010, ai tha se ka pasur takim edhe me KFOR-in Amerikan.
Driton Avdyli pasi përshëndeti të pranishmit: Tha se ka marrë pjesë në një takim në Irlandën Veriore nga data 27 Qershorë deri më datën 04 Korrik 2010,temë e këtij takimi ka qenë “Komunikimi Ndëretnik”,ku kanë marrë pjesë edhe organizata të ndryshme.
Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës, z.Adem Abazi pasi përshëndeti të pranishmit tha: Nga data 05 Korrik deri më datën 08 Korrik 2010, ka pasur një trajnim në Durrës lidhur me modelin e organizimit të zyrave për informim.
Sreten Ivanovic Drejtoria e Administratës së Përgjithshme gjatë javës së kaluar ka punuar në këto punë dhe detyra:
· Ka pasur takim me përfaqësuesit e EULEX-it, në lidhje me mënyrën e organizimit të Administratës komunale;
· Ka marrë pjesë në takimin në MAPL më të gjithë Drejtorët e Administratës;
· Nga përfaqësuesit e MAPL-së kanë marrë një donacion prej 25 kompjuterëve, 25 monitorëve, 25 UPS dhe 10 printera
Xhemajl Novobërdaliu-Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale gjatë javës së kaluar ka punuar në këto punë dhe detyra:
· Javën e kaluar s’bashku me Drejtorin e FEZH-it, kanë marrë pjesë në një takim rreth rishikimit të buxhetit për 2010 dhe planifikimit të buxhetit për 2011;
· Në shëndetësi janë siguruar nga 44 € prej Janarit deri më 30 Qershor;
· Ka punuar rreth mbikqyrjes së projekteve “Gëlqerosja e objekteve shëndetësore”;
· Takim me qytetarë kërkesa të ndryshme për asistencë sociale;
· Takim me strukturat civile të KFOR-it të Bondstillit;
· Takim me grupin punues Demografia dhe çështja sociale.
Sami Vllasaliu-Drejtoria e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim gjatë javës së kaluar ka punuar në këto punë dhe detyra:
· Fillimi i punëve në ujësjellsin në Novobërdë;
· Mbikqyrja e rrugëve “Dimovit”;
· Takim me MPMS;
· Takim me MAPL-në;
· Punët në kanalizimin në Llabjan;
· Pastrimi i kontenjerëve;
· Ka marr pjesë në komisionin vlerësimi i ofertave Llabjan Medollak;
· Ka marrë pjesë në takimin me grupet e planifikmit sektori i planifikimit.
Drejtoria e Ekonomis dhe Financave Gami Mustafa gjatë javës së kaluar ka punuar në këto punë dhe detyra:
· Ka marrë në takimin formumi i liderëve;
· Takim me grupin punues për Planin Zhvilimor Komunal;
· Vizitë studimore në Hyngari ku ka marrë pjesë zyrtarja e tatimit në pronë;
· Vlereësimi i ofertave;
· Takim me ICO-n.
Skender Avdyli-Drejtoria e Kadastrit dhe Mbrojte të Mjedisit njoftoi rreth organizimit të mbajtjes së takimit të Këshillit të Ekspertëve dhe Grupeve Punuese takimi i dytë i radhës ku Anëtarët e Grupeve u njoftuan rreth pregaditjeve për hartimin e planeve.
Petar Arsenijeviq-Drejtor i Inspekcionit pasi përshëndeti të pranishmit gjatë javës së kaluar ka punuar në këto punë dhe detyra:
· Mbledhje me shoqatën e drejtorëve të inspekcionit Prishtinë,tema ka qenë paraqitja e problemeve në komunë,
· Dalja në teren në fshatin Llabjan ku personi privat po nderton rrugë në pronënë e komunës,
· Është mbajtur takimi me grupet punuese ku është përfaqësues i grupit për Mbrojtje të Mjedisit.