Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq ka vizituar sot familjen e kthyer të Srgjan Dimiqit nga fshati Izvor të cilit Ministria për kthim dhe Komunitete i ka ndërtuar shtypin me sipërfaqe prej 65 metrave katror.
„Është vërtet kënaqësi të shohësh të kënaqur familjen e re me shumë vullnet dhe shpresë të vazhdoj jetën edhe pse kushtet e jetës ku kanë jetuar deri më tani kanë qenë shumë të vështira për të rritur, e mos të flasim për fëmiun e vogël i cili deri para disa muajve ka jetuar ne podrum të një shtëpie të vjetër familjare“, theksoi Ivanoviq.
Familja tre antarëshe momentalisht jeton nga ndihmat sociale dhe e vetmja zgjidhje për ta është punësimi i një anëtari të familjes.
„Nuk kemi pritur shumë për ndërtimin e shtëpisë, ende nuk i ka dy vite që jemi kthyer dhe sot nuk ka më të lumtur se ne “, theksoi Violeta Dimiq duke falënderuar Kryetarin Ivanoviq për përkrahjen me rastin e ndërtimit të shtëpisë.
Objektin e ka ndërtuar Ministria për kthim dhe komunitete në vendin/tokën që familja Dimiq e ka trashëguar nga prindërit, sepse ka qenë si kusht për fillimin e ndërtimit. Ky është vetëm një nga nëntë projektet të ndërtimit të shtëpive për të kthyer dhe të rasteve të të rrezikuarve social në komunën e Novobërdës, i cili po zbatohet në kuadër të programit RRK 5 për të cilat financimi është i siguruar nga Unioni Evropian