Duke ju falënderuar Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në komunën e Novobërdës po vijnë ditë më të mira për familjen gjashtë anëtarësh të Milkoviqit të cilët mjaftë kanë jetuar në shtëpinë e vjetër pa kushte elementare për jetë.
Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq sot ka vizituar familjen Milivoje Milkoviqit nga fshati Izvor së cilës Ministria për Komunitete dhe Kthim më parë i kishin ndërtuar shtëpinë prej 55 metra katror.
„Është kënaqësi e vërtet të shohësh familjen plotë shpresë dhe dëshirë që të vazhdoj jetën në këto hapësira edhe pse në kushtet në të cilat kanë jetuar ishin shumë të vështira “ theksoi Ivanoviq.
Shtëpinë e ka ndërtuar Ministria për Komunitete dhe Kthim në bashkëpunim me Komunën e Novobërdës. Ky është vetëm një nga projektet ndërtimi i shtëpive për të kthyerit dhe rastet e të rrezikuarve social në komunën e Novobërdës, i cili po zbatohet në kuadër të programit RRK 5 ku të hollat janë siguruar nga Unioni Evropian.
Para disa viteve Ministri Dalibor Jevtiq ka vizituar këtë familje dhe ka premtuar se do të ju ndërtohet shtëpi e re „ Durimi ynë është paguar, kemi pritur sepse kemi qenë të vendosur se do të mbesim në këtë vend dhe në pronën ton, por më në fund erdhi edhe ajo ditë dhe e kemi shtëpinë e re, Ministria e plotësoj premtimin e saj dhe me këtë rast e falënderojmë edhe Ministrin edhe Kryetarin Ivanoviq për ndihmën” theksoi z.Milkoviq.