Sot në qendrën për punë sociale në Komunën e Novobërdës në prani të Kryetarit z.Ivanoviq janë shpërndarë 15 pako (dhurata) më të rinjve për vitin e ri.
Aksion vullnetar i anëtarëve të organizatës ASB dhe Preda-plus po zbatohet veç disa vite në njëmbëdhjetë komuna partnere.
Ky është një gjest shumë human të cilët njerëzit kanë ndarë kohë dhe mjete që ti gëzojnë vogëlushët në komunën ton dhe ju kemi një borxh falënderues për këtë. Komuna e Novobërdës është një ndër komunat më të varfra dhe shumë fëmijë sigurisht nuk do të kenë mundësin që të gëzohen pakove për vitin e ri . Për këtë arsye edhe ne si qeverisje lokale e Novobërdës gjithashtu ka siguruar disa pako për më të rrezikuarit dhe mendojmë që në bashkëpunim me organizatat tona partnere do të kemi sukses në gëzimin e të gjithë vogëlushëve në komunën ton.