Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq gjatë ditës së sotme vizitoi dy familje të rrezikuara sociale të cilët jetojnë në kushte të skajshme të rënda e kryesish nga ndihma sociale.
Ranko Ivkoviq nga fshati Bolevc jeton vet në shtëpinë e vjetër mbi 60 vjeçare pa kushte minimale për banim dhe për shkak të kësaj edhe gjendet në fazën e rrëzimit.
Banimi ne objekt të këtillë paraqet një rrezik të madh për banorët, dhe qëllimi kryesor i vizitës së Kryetarit të Komunës së Novobërdës z. Ivanoviq ishte për gjetjen e një zgjidhje për banim të përkohshëm të të rrezikuarit Ranko Ivkoviqit.
„Çdo vit përmes projekteve komunale po mundohemi të ndihmojmë familjeve të tilla që objektet e vjetruara të tyre të banimit t’i adaptojmë me një pjesë të materialit ndërtimor ose përmes projektit RRK5 që të ju ndërtojmë shtëpi të reja për banorët e rrezikuar të komunës sonë“, theksoi z.Ivanoviq.
Ranko Ivkoviq gjithashtu është shfrytëzues edhe i ndihmës sociale në komunën e Novobërdës dhe për te komuna do të gjej një zgjidhje që të ju krijohen kushtet themelore për një jetë normale.