Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq ka biseduar me anëtarët e
familjes së kthyer Sllavisha Arsiq nga fshati Bushinc për kushtet e jetës në këtë pjesë të Novobërdës.
Arsiqët jetojnë në kushte me të vërtet të vështira dhe banojnë në shtëpi te të afërmit.
„ Çdo ditë presim se mos ndoshta dikush nga pronarët e shtëpisë po na thërret që të largohemi, kurse me fëmijë të vegjel nuk dimë se ku të shkojmë . “, theksoi bashkëshortja e Sllavisha Arsiqit.
Kryetari i Komunës Ivanoviq në vendin e ngjarjes është bindur në kushtet e vështira të jetesës së kësaj familje të rrezikuar sociale të kthyer.
Sllavisha Arsiq dhe familja e tij i plotësojnë të gjitha kushtet për t’ju ndërtuar një shtëpi e re në kuadër të projektit RRK 5 të cilin e financon Unioni Evropian në bashkëpunim me Ministrin për Kthim dhe Komunitete, komuna e Novobërdës maksimalisht do të mundohet që te i ndihmoj kësaj familje të re” theksoi Ivanoviq.
Në fshatin Bushinc momentalisht jetojnë tridhjetë familje kryesisht të vjetër.