Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq është takuar me drejtorin ekzekutiv të KEDS –it z. Qagllar Kesler.
Tema e takimit të sotëm ka qenë furnizimi i rregullt me energji elektrike institucioneve komunale si dhe të ujësjellësit në fshatin Makresh i Ulët.
Me ujë të pijshëm nga ujësjellësi në fshatin Makresh i Ulët furnizohen një numër i fshatrave në pjesën e vjetër të komunës dhe mbi treqind familje.
Në takim janë marrë vesh për furnizim të rregullt me energji elektrike të ujësjellësit dhe institucioneve komunale , kështu që në periudhën e ardhshme furnizimi me ujë në fshatrat Bostan,Qylkovc, Jasenovik, Tullar dhe Makresh i Ulët do të jetë i rregullt.