Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq gjatë ditës së sotme vizitoi dy familje të rrezikuara sociale të cilat jetojnë në kushte të skajshme të vështira posaçërisht nga ndihma sociale.
Zoran Trajkoviqit nga fshati Bolevc përveç skamjes i ka ndodhur edhe sëmundja e rëndë kështu që pa ndihmën e tjerëve ekzistenca e tij është e rrezikuar
„Po më vizitojnë vëllezërit dhe motrat të cilët jetoj në një lagje të afërt dhe ndër kohë më sjellin gjërat e nevojshme , sepse unë shume vështirë lëvizi dhe nuk kamë mundësin që të vetmbahem/kujdesem“, ka thënë Zorani.
Komuna e Novobërdës disa herë ka ndihmuar Zoranin për mes programeve të ndryshme gjithashtu edhe në pikëpamje të pregaditjes së dokumentacionit për ndihmë sociale që Zorani rregullisht e merr. Po mundohemi që familjeve të tilla që të ju ndihmojmë në kufijtë e mundësive tona, dhe në një mënyrë që të ju lehtësojmë problemet me të cilat çdo ditë po ballafaqohen, theksoi z.Ivanoviq.