Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq gjatë ditës së sotme vizitoi familjen e rrezikuar sociale Saviq e cila jeton në kushte shumë të rënda pa një rrugë kaluese deri te shtëpia.
Një ndër projektet prioritare këtë vit është edhe rregullimi i rrugës deri të familja Saviq e cila deri tani nuk kishte një rruge kaluese nga shtëpia e deri të rruga kryesore e fshatit.
Komuna e Novobërdës disa herë ka ndihmuar familjen Saviq ku një ndër donacionet më të mëdha ishte edhe ndërtimi i shtëpisë.
Do të mundohemi që Saviqëve në një kohë sa më të shkurtër të ju ndërtojmë një rrugë deri te shtëpia e cila do t’i mundësonte një kalim sa më të lehtë. Komuna e Novobërdës ka një numër të fshatrave të përbëra nga lagjet ku infrastruktura rrugore është shumë e vështirë, ku edhe në mandatin e kaluar jam munduar që të ju rregullojmë rrugicat nëpër lagje, ku do të më mbetet edhe si qëllim kryesor edhe në periudhën e ardhshme.