Mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa është mbajtur sot dt.:22.01.2019. në ora 10:00 .
Mbledhja është mbajtur në sallën e Bordit të kuvendit Komunal të Novobërdës.
Në mbledhjen e parë të rregullt morën pjesë anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa dhe përfaqësuesit e OSBE-s.
Pikat e parapara të rendit të ditës për këtë mbledhje ishin:
- Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-ës;
- Aprovimi i planit të punës së mbledhjeve të KPF-ës për vitin 2019;
- Propozim plani i punës së mbledhjeve të kuvendit për vitin 2019;
- Raporti i Kryesuesit për punën e Kuvendit për vitin 2018;
- Të ndryshme.
Në këtë mbledhje u aprovuan :
- Aprovimi i planit të punës së mbledhjeve të KPF-ës për vitin 2019;
- Propozim plani i punës së mbledhjeve të kuvendit për vitin 2019
- Raporti i Kryesuesit për punën e Kuvendit për vitin 2018.;
Mbledhjen e ka kryesuar z.Nebojsha Arsiq kryestar i komitetit për politik dhe financa.

