Socio –Projekti sot në ndërtesën e kuvendit komunal të Novobërdës mbajti takimin informativ më bujqit me rastin e shpalljes së ftesave për Shemat e Granteve në komunën e Novobërdës Në takim kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve bujqësor si dhe biznesmen. Pas prezantimeve të gjithë të pranishmit kishin rastin të parashtrojnë pyetje si dhe të plotësojnë pyetësorin menjëherë.
Qëllimi i projektit është :
- Rritja e konkurrencës të ndërmarrjeve lokale;
- Hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e punësimit;
- Përkrahja e objekteve afariste në sektorët e ndryshme; dhe
- Përkrahja zhvillimit socio-ekonomik të orientuara drejt rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rritja në afarizmin e tyre.
Financimi do të jetë i ndarë sipas principeve të cilësisë së projekt propozimit.
Financimi do t’ju ofrohet se paku 40 projekteve. Është paraparë që shuma maksimale të jetë 2,500.00 € për projekt në dispozicion. Vlera e një granti për Aplikues do të jetë prej 2,000.00 euro+ 500.00 euro (25% sufinancim).

