Gjatë ditës së sotme kryetari Ivanoviq bisedoi me përfaqësuesit e Socio-Projektit për detajet e projektit momental për zhvillimin e agrobiznesit në komunën e Novobërdës.
Kryetari theksoi se komuna e Novobërdës është për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit ku për këtë komuna ka potenciale të mira. Po mundohemi që me projekte të ndryshme të ndihmojmë zhvillimin e bujqësisë.
Jam shumë i kënaqur që komuna e Novobërdës është e kyçur në realizimin e këtij projekti ku do të jetë një shtyse për të rinjtë që të vazhdojnë që të merren me bujqësi dhe me këtë edhe të sigurojn ekzistencën/ të ardhurat për familjet e tyre.
Në periudhat e më hershme jemi ballafaquar me një migrim të madh të banorëve në qytetet e afërta, mirëpo me një strategji të mirë të zhvillimit të bujqësisë kemi pasur sukses që një numër të madh të të rinjve t’i mbajmë në fshatra mu me këtë pikëpamje të arritshmëris.
Përfaqësuesit e Socio-Peojektit falënderuan Kryetarin për pritjen dhe theksuan se komuna e Novobërdës do të jetë e kyçur vazhdimisht gjatë realizimit të këtij projekti që të mundë të gjitha grandet të realizohen me sukses.