Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq me përfaqësuesut e IOM-it Organizatën Ndërkombëtare për Migrim kanë dorzuar kazanin për pregaditjen e rekis nga ana e kësaj organizate familjeve të kthyera në komunën e Novobërdës, kurse vlera e paisjeve së cilës nji nga nji ka qenë 2400 euro .
Këtë pako të ndihmave në paisjet për fillimin e prodhimit kanë marrë-përfituar dy familje ku njëra prej tyre është gjashtë anëtarshe e Miodrag Milkoviqit nga fshati Izvor.
Kryetari i komunës sonë z.Ivanoviq theksoi se vetëm me të arriturat e tilla ekonomike mund të vijm deri te një zhvillim ekonomik të familjeve fshatare, e kjo është shumë e rëndësishme për një integrim të qëndrueshëm të të kthyerve në këtë komunë më të varfrën.
Paisja për vetmbajtje dhe vetë punësim të qëndrueshëm është një pjes e fazës së parë e Projektit për të kthyer dhe një reintegrim të qëndrueshëm RRK 5 që e realizon IOM në bashkëpunim me Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, përmes përkrahjes financiare të Unionit Evropian. Pritet që në Mars të filloj edhe faza e dytë e cila siguron të kthyerve të kthehen në shtëpit e tyre dhe përkrahje ekonomike në riintegrim. Në fazën e parë të këtij projekti janë pregaditur nëntë shtëpi për të zhvendosurit intern ku këtu është edhe pako e mjeteve për familjet e tyre për stabilizim dhe të kthim të qëndrueshëm.