-
- përfaqëson dhe vepron në favor të komunës;
- udhëheq vetëqeverisjen lokale dhe administratën e saj dhe kryen menaxhimin financiar të komunës;
- kryen të gjitha kompetencat që nuk i janë caktuar ekskluzivisht Kuvendit të Komunës dhe komisioneve të tij;
- ekzekuton vendimet e Kuvendit të Komunës;
- emëron dhe shkarkon zëvendësit e tij;
- emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij që e ndihmojnë në kryerjen e detyrave të tij;
- organizon punën dhe menaxhon politikën komunale;
- propozon urdhëresa komunale dhe akte tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;
- propozon planet zhvillimore, rregullatore dhe investuese komunale; propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe menaxhon buxhetin e miratuar;
- i raporton Kuvendit të Komunës për gjendjen ekonomike dhe financiare dhe zbatimin e planeve investive të komunës së paku një herë në gjashtë muaj ose aq shpesh sa kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
- mund të kërkojë nga Kuvendi i Komunës që të shqyrtojë një akt komunal vetëm një herë kur konsideron se akti shkel ligjet në fuqi;
- konsulton nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin joshumicë; dhe
- aktivitete të tjera, të cilat i caktohen nga Kuvendi i Komunës.
Kryetari i komunës i raporton Kuvendit të Komunës për punën e organeve ekzekutive çdo tre muaj. Përveç raporteve tremujore, kryetari i komunës mund t’i raportojë Kuvendit të Komunës përmes zëvendësit të tij/saj ose përfaqësuesit të caktuar.