ZVICER –KOSOVË
MBËSHTETJA PËR QEVERISJE LOKALE DHE DECENTRALIZIM
LOGOS
Komunikatë për shtyp,
Datë: 12 Korrik 2010
Projekti LOGOS, Zvicër-Kosovë në mbështetje të qeverisjes lokale dhe decentralizimit, organizoi një vizitë studimore në Hungari prej 4 deri më 9 Korrik 2010. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi me praktikat e mira të rritjes së të hyrave vetanake. 22 pjesëmarrës (zyrtare politik dhe shërbyes civil) nga komunat e Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Kllokotit, Ranillugut, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Hanit te Elezit morën pjese në ketë vizitë studimore. Programi ishte i hartuar sipas nevojave të komunave në Kosovë. Pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë përvoja nga më të ndryshmet prej komunave dhe niveleve të ndryshme te qeverisjes në Hungari. Gjetjet dhe rekomandimet nga vizita studimore do të përdoren për të rritur efikasitetin e shkalles aktuale të mbledhjes së të hyrave vetanake në 2 vitet e ardhshme.