Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq dje vizitoi familjen e rrezikuar sociale të Periq Milicës dhe Branisllavit nga fshati Parallov.
Familja Periq jeton në kushte të skajshme të vështira.
Kryetari Ivanoviq ka përmbushur premtimin e dhënë nga vizita paraprake kur i premtoi Lokes Millica ndërrimin e të gjithë inventarit të mobiljeve.
Në territorin e Komunës së Novobërdës ekziston një numër i madh i familjeve të cilave i u është e nevojshme ndihma sikurse e kësaj në Parallov.
Ne bëjmë përpjekje të mëdha që të ju ndihmojmë të gjithëve. Përveç ndihmës në ushqim dhe barna ne rregullisht shkojmë dhe i vizitojmë familjet e rrezikuara sociale vetëm të shohim se është gjithçka në rregull.
Rregullisht marrim informata nga qendra për punë sociale të komunës së Novobërdës dhe në bashkëpunim me ata përpiqemi që sa të jetë e mundur të gjitha rasteve të rrezikuara sociale të cilave më se është e nevojshme ndihma, theksoi Ivanoviq.



