Mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete është mbajtur më dt.:16.04.2019. duke filluar në ora 10:00.
Mbledhja është mbajtur në sallën e Kuvendit komunal të Novobërdës.
Mbledhjen e rregullt e kanë prezantuar të gjithë anëtarët e Komitetit si dhe përfaqësuesi i OSBE-s
Për këtë mbledhje ishte i paraparë ky rend dite:
1: Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit;
2: Diskutimi rreth barazisë gjinore në Komunë;
3: Diskutimi rreth emërtimit të rrugëve në fshatrat e Komunës;
4: Diskutimi rreth mundësive për vijimin në kursin e gjuhës shqipe dhe serbe për zyrtarët Civil;
5: Informatë nga ana e zyrës komunale për komunitete dhe kthim rreth aktiviteteve mujore apo çështjeve për komunitetet;
6: Të ndryshme.
Është diskutuar për të gjitha pikat e rendit të ditës.
