Mbledhja e katërt e rregullt për Politik dhe Financa është mbajtur dje në sallën e bordit të kuvendit komunal të Novobërdës duke filluar ne ora 10:00.
Mbledhjen e rregullt e kanë prezantuar të gjithë anëtarët e komitetit, nënkryetari Sinisha Dimiq , Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Srgjn Todoroviq , Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe çështje Sociale Tomisllav Stankoviq, si dhe përfaqësuesi i OSBE-s.
Për këtë mbledhje ishte i paraparë ky rend dite:
- Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-ës;
- Shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e parë Janar-Mars 2019;
- Shqyrtimi i propozimit për dhënien me qira të Vend gjuetisë në territorin e komunës së Novobërdës;
- Shqyrtimi i propozimit të Eko-Higjienes, për participim pagese për mirëmbajtjen e ambienti edhe atë për datat 1,6 dhe 8 Maj 2019;
- Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë aprovuar.
Mbledhjen e ka kryesuar Nebojsha Arsiq kryetar i komitetit për politik dhe financa.