Mbledhja e tret e rregullt për Politik dhe Financa është mbajtur sot në sallën e Bordit të kuvendit Komunal të Novobërdës me fillim në ora 10:00.
Në mbledhjen e tret kanë marr pjesë te gjithë anëtarët e komitetit, përfaqësuesi i OSBE-s si dhe Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të komunës së Novobërdës.
Për këtë mbledhje ishte i paraparë ky rend dite:
- Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-ës;
- Shqyrtimi i raportit financiar të tremujorit të katërt Tetor-Dhjetor-2018;
- Shqyrtimi i raportit financiar vjetor të vitit 2018;
- Raporti i drejtorisë së Arsimit mbi përfundimin e gjysmë vjetorit të par 2018/2019;
- Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan njëzëri me plotësimin e rendit të ditës:
1.Bartja e mjeteve të të hyrave vetanake nga viti 2018 në vitin 2019.
Mbledhjen e ka kryesuar Nebojsha Arsiq kryesues i komitetit për politik dhe financa.

