Mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete është mbajtur sot më dt.: 22.03.2019., me fillim në ora 10:00 .
Mbledhja është mbajtur në sallën e bordit të Kuvendit Komunal të Novobërdës. Në këtë mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët e Komitetit si dhe përfaqësuesit e OSBE-s.
Për këtë mbledhje ishte i paraparë ky rend dite:
1: Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit;
2: Aprovimi i planit të punës së Komitetit për Komunitete;
3: Gjendja e sigurisë në komunën e Novobërdës;
4: Subvencionimi në bujqësi, procedurat e aplikimit;
5: Të ndryshme.
Është diskutuar për të gjitha pikat e rendit të ditës, kurse për mbledhjen e radhës janë dakorduar që të ftohen edhe përfaqësuesit e e stacionit Policor të Novobërdës të cilët do të japin një raport më detaj mbi gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Novobërdës.
