Në vazhdën e vlerave dhe konventave Evropiane mbi të drejtat e fëmijëve duke dëshiruar që të investojm në të ardhmen ton, në ardhmërin ku janë të bashkuara të gjitha kombet në botë dhe janë përkushtuar 1 . Qershorit si dita botërore e fëmijut, komuna jonë dëshiron që të jepë një kujdes të veqant kësaj feste.
Dita botërore e fëmijëve shënohet se si duhet t’i bëhet një kujdes i veqant publike në të gjitha obligimet që shoqëria ka kundrejt fëmijëve, si dhe në problemet më të rëndësishme që ballafaqohen fëmijët. Të drejtat e fëmijëve janë të parapara me Konventat mbi të drejtat e fëmijëve, që është ratifikuar nga 193 shtete.
Me këtë rastë në kopshtin/qerdhen e fëmijëve në Bostan komuna e Novobërdës iu është drejtuar Kryetari i komunës z.Svetisllav Ivanoviq duke theksuar se përkujdesja për fëmijët për të drejtat dhe problemet e tyre edhe më tutje është një ndër prioritetet e komunës së Novobërdës.
Kryetari i komunës me një qëndrim gjysmë orësh me voglushët i ka gëzuar me dhurata dhe ëmbëlsirat e ndryshme, kurse fëmijët patën rastin që t’i parashtronin disa pyetje.
Më në fund Kryetari Ivanoviq theksoi se kjo është një ndër përgjegjësit e mëdha, por edhe një ndër vizitat më të mira që ka pasur në ndonjë institucion, duke theksuar se fëmijët ishin nikoqirët dhe kritikuesit më të mirë dhe më të sinqert.



