Në komunën e Novobërdës përfaqësuesit e OSBE-së në vazhdim të projekteve të tyre kanë paisur Komunën tonë me dy kompjuterë,ku njëri prej tyre është vendosur në katin përdhesë në hollin e Komunës sonë.
Kurse tjetri do të vendoset në Qendren e Turizmit Rural në Novobërdë.
Në prani të dorzimit i pranishëm ishte dhe Kryetari i Komunë z.Bajrush Ymeri ku përfaqësuesit e OSBE-së thanë se me këtë projektë qytetarët e Komunës do të kenë në dispozicion këtë kompjuter për nevoja të ndryshme,kërkesa të ndryshme ne çdo kohë.
Z.Bajrush Ymeri tha se në vazhdim të ndihmesës që kemi nga OSBE-ja është edhe kjo ndihmë pra ku çdo qytetarë i cili ka nevojë për internet apo për një dokument apo kërkesë atëherë aty mund ta gjejnë mundësinë,po ashtu dhe për kërkesa të ndryshme që mundë ti bejnë online përmes intranetit në të ardhmën,z.Ymeri falenderoj përfaqësuesën e OSBE-së Melina Pele për projektet e tyre të cilat implementohën në Komunën e Novobërdës.