Në këtë takim morën pjesë Kyretari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Përfaqësues nga Departamentin i Ministrisë së Planifikimit Hapsinor zonj.Suzana Goranci,Dritan Shutina Konsultant i jashtëm,Përfaqësues të Intercooperation z.Norbert Pijls OSBE-ja,KFOR-i,Shoqëria civile si dhe Mediat.
Sot më datë 27.07.2010 është mbajtur takimi inagurues i procesit të hartimit të Planeve Zhvillimore Komunale dhe Planeve Zhvillimore urbane në Komunën e Novobërdës.
Në këtë takim morën pjesë Kyretari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Përfaqësues nga Departamentin i Ministrisë së Planifikimit Hapsinor zonj.Suzana Goranci,Dritan Shutina Konsultant i jashtëm,Përfaqësues të Intercooperation z.Nyrberg Pijls OSBE-ja,KFOR-i,Shoqëria civile si dhe Mediat.
Në fjalimin e tij Kryetari i Komunës z.Ymeri ndër të tjera tha:
Është kënaqësi për mua që sot së bashku për hirë të transparencës së këtijë procesi të bëjmë inaugurimin e fillimit të hartimit të planeve zhvillimore komunale dhe planeve zhvillimore urbane.
Për hartimin e këtyre planeve jemi të obliguar edhe me ligj prandaj ne po mundohemi që të përmbushim këto obligime sepse këto plane i nevoiten qeverisë komunale dhe qytetarëve të komunës së Novobërdës.
Ne e kemi borgj para qytetarëve tanë dhe para brezave të ardhshëm që të hartojmë këto plane në mënyrë që komuna definitivisht të merrë një kahje të zhvillimit të mirëfilltë ekonomik.
Këto plane na nevoiten në mënyrë që të menagjojmë udhëheqjen e zhvillimit urban dhe ruaral të komunës së Novobërdës.
Norbert Pijls, Kordinatorë i Projektit LOGOS, duke thënë se projekti LOGOS financohet nga Qeveria Zvicerane-taksapaguesit zviceran,si dhe bashkatdhetarë tuaj që punojnë atje. Ai po ashtu, tha se Qeveria Zvicerane është duke financuar edhe projekte të tjera.z.Norbert tha se projekti i Planit Zhvillimor Komunal duhet të jetë i përshtatshëm, si dhe të i’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave që keni në komunën tuaj.Z.Norbert ,pos tjerash shtoi “Komunën e Novobërdës do ta ndihmojmë në Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal,duke thënë se ky është një dokument shumë i rëndësishëm që secila komunë duhet ta ketë”.
Duke pasur parasyshë se komunat e Kosovës kanë nevojë për Hartimin e Planit Zhvillimor të tyre,po ashtu dhe komuna e Novobërdës si vend më tëpër rural duhet të ketë Planin Zhvillimor.
Ndërsa, Ismajl Baftjari konsulent vendor në diskutimin e tij tha: “Qëllimi kryesorë i këtij projekti të përbashkët është që Komuna e Novobërdës të ketë një plan zhvillimor komunal modern,efikas si dhe të bazuar në norma dhe standarde,por ky do të jetë një proces strategjik për nga karakteri,ku përpos përmbajtjeve tjera do të krijohet vizioni për të ardhmen e komunës,do të përcaktohen edhe qëllimet dhe prioritetet strategjike”.
Po ashtu prezente ishte edhe zonja Suzana Goranci nga departamenti i planifikimit hapsinor nga Ministria e ambientit.
Ajo ndër të tjera tha se të gjitha komunat e Kosovës janë të obliguara me ligj që të hartojnë planet zhvillimore komunale,planet zhvillimore urbane dhe rregullative urbane.Ne pershendesim nismen e komunës së Novobërdës për të hartuar këto plane dhe i sygjerojmë që të trajtohen të gjitha zonat e komunës pa marrë parasysh a janë ato urbane apo rurale.
Pastaj këto plane duhet pas aprovimit nga Kuvendi Komunal të vinë në ministri për tu dhënë aprovimi.
Drejtori i ubanizmit dhe kadastrit z.Skender Avdyli njoftojë për punën e deritashme me grupet punuese dhe bëri prezentimin e këshillit të ekspertëve dhe grupeve punuese.
Po ashtu me fjalët e tyre kontribuan edhe ekspertët dhe konsulentët e angazhuar nga LOGOS-i.
Pastaj u hap debat dhe kishte mjaftë pyetje të cilat u parashtruan dhe po ashtu u morën edhe përgjegjet nga ekspertët.